Pastron përbërësit e duhanit (nikotinën, katranin etj) duke ruajtur shkëlqimin dhe bardhësinë natyrale të sipërfaqes së dhëmbëve.

Kujdesi oral: Prania e përbërësve të tymit të duhanit në mishrat, dhëmbët dhe pështymën, kërkon një përkujdesje të veçantë orale. Përbërësit që gjenden në formulën e DentYucral Smokers janë përzgjedhur për t’i përmbushur këto nevoja.

PËRSE PASTAT E TJERA TË DHËMBËVE NUK JANË AQ EFEKTIVE SA DENTYUCRAL SMOKERS?
LLOJET E PASTAVE DENTYUCRAL SMOKERS TË ZAKONSHME ZBARDHUESE PËRKUJDESJE SPECIALE PËR MISHRAT
PASTRON PËRBËRËSIT E DUHANIT PO PJESËRISHT PO / PJESËRISHT JO
PËRKUJDESET PËR MISHRAT PO JO JO PO
VEPRON NË AROMËN E GOJËS SË DUHANPIRËSVE PO JO JO JO
PËRMBUSH NEVOJAT E PËRKUJDESJES ORALE PËR DUHANPIRËSIT PO JO JO JO
VEPRIMET E DENTYUCRAL SMOKERS
Në dhëmbë

Veprim pastrues: DentYucral Smokers pastron sipërfaqen e dhëmbëve përmes mikrogrimcave pastruese të përzgjedhura posaçërisht për këtë formulim. Për të hequr përbërësit e ndryshëm të tymit dhe pllakat e aderuara tek dhëmbët është e nevojshme të përdoren përbërës shumë të efektshëm por pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve.

Fortësia dhe madhësia e këtyre grimcave është përshtatur posaçërisht për të qenë më të fuqishme se substancat që duhet të pastrojnë, por në të njëjtën kohë më të buta se smalti i dhëmbëve. Kjo nënkupton një aftësi të fuqishme pastrimi, por reaksion të butë me dhëmbët, duke i lënë ata të shkëlqyeshëm, të lëmuar dhe me bardhësinë e tyre natyrale.

Veprimi përforcues: DentYucral Smokers i pasur me Kalçium dhe Vitamina (për të përmirësuar përthithjen) forcon dhëmbët dhe indet që rrethojnë dhe mbështesin ato.

Në mishrat e dhëmbëve

Duhanpirësit vuajnë 4 herë më shumë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve krahasuar me jo-duhanpirësit. Pirja e duhanit është një faktor i drejtpërdrejtë që përshpejton gingivitin me anë të mekanizmave të ndryshëm: Shtimit të formimit të pllakës dentare dhe tartarit dhe uljes së rezistencës së trupit ndaj baktereve duke shkaktuar shkatërrim më të madh në dhëmbë. Përveç kësaj, tymi shkakton frenim të mikroqarkullimit tek mishrat duke reduktuar furnizimin e qelizave me oksigjen dhe lëndë ushqyese të nevojshme për reagimin e duhur ndaj inflamacionit gingival. Efekti vazokonstriktor (ngushtimi i vazave) bën që mishrat të mos rrjedhin gjak, kështu që duhanpirësit nuk mund ta shohin përparimin e gingivitit. Përbërësit e duhanit mund të shkatërrojnë 40% të vitaminës C që ne marrim.

Përbërësit e DentYucral Smokers ndihmojnë në rigjenerimin e mishrave të dhëmbëve përmes:

Veprimit rigjenerues: Ndihmon në ruajtjen e niveleve të nevojshme të Vitaminës C për riparimin dhe mirëmbajtjen e indeve të mishrave, enëve të gjakut, kockave dhe dhëmbëve.

Veprimit kundër irritimi: Komponentët e tymit irritojnë mishrat. Për t’i ndihmuar ata të shërohen, përbërësit e Dentyucral Smokers ndihmojnë në përshpejtimin e proçesit të rinovimit të qelizave epiteliale të dhëmbëve.

Veprimit antiseptik: Dentyucral Smokers përmban antiseptikë natyralë për të ndihmuar eliminimin e mikroorganizmave që shkaktojnë pllakë dentare dhe frenuar përhapjen e saj. Efekti i saj afatgjatë shmang aciditetin dhe e mban gojën pa aromë të keqe që shkaktohet nga pllaka. Ne gjithashtu kemi përfshirë përbërës të tjerë aktivë me veti anti-inflamatore, antibakteriale dhe anti-ulçeroze, ndër të tjera, shumë të dobishme në trajtimin e inflamacionit gingival dhe sëmundjes periodontale.

Përmirësimit të qarkullimit të gjakut: Përbërësit me origjinë natyrale, me veti anti-inflamatore dhe venotonike, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me lëndë ushqyese  të mishrave t dhëmbëve.

Veprimi zbutës dhe shërues: Veprimi zbutës i DentYucral Smokers ndihmon në hidratimin dhe restaurimin e epitelit oral, duke ndihmuar në përshpejtimin e shërimit të plagëve të vogla dhe ulçerave të gojës.

Për erën e keqe të gojës

Shkaqet kryesore që shkaktojnë erë të keqe të gojës te duhanpirësit janë:

Ngjitja e komponentëve të tymit në indet e gojës.

Ndryshimet në sasinë dhe cilësinë e pështymës dhe florës orale.

Rritja e pllakës dentare.

Sëmundja e mishrave nxit formimin e xhepave të thellë ku bakteret dhe pllakat anaerobe grumbullohen, duke çliruar grimca squfuri që shkaktojnë erë të keqe nga goja.

DentYucral Smokers ndihmon në parandalimin e erës së keqe nga goja, përmes përbërësve antispetikë, siç është CPC, që vepron kundër baktereve anaerobe duke ndihmuar në frenimin e pëhapjes së pllakës dentare me efektshmëri të zgjatur. Përveç kësaj, DentYucral Smokers pastron kimikatet e duhanit nga sipërfaqja e dhëmbëve dhe ka një shije të këndshme menteje për një frymëmarrje të freskët.

DUHANI DHE SHËNDETI ORAL

Goja e duhanpirësit merr 800 ndikime nga përbërësit e tymit për cdo paketë cigareje që konsumon.

(20 thithje = 20 marrje fryme dhe 20 nxjerrje) x 20 cigare janë 800 ndikime.

Përveç numrit të madh të ndikimeve, duhet të shtojmë edhe karakteristikat e pothuajse 4.000 përbërësve që gjenden në tymin e duhanit. Këto faktorë mund të shpjegojnë efektet e këtyre përbërësve në zona te ndryshme të gojës, që përshkruhen siç vijon:

Kaviteti i gojës

Rritja e formimit të pllakave dentare, shërimi i vonuar i plagëve, ndryshimet në përbërjen dhe pH e pështymës, “frymëmarrja e duhanpirësit” etj.

Dhëmbët

Formimi i njollave dhe shtimi i incidencës së kaviteteve, sidomos “kavitetit të rrënjëve”.

Mishrat dhe periodonti

Konsumi i duhanit rrit rrezikun e sëmundjes së mishrave (gingiviti) me 400% dhe nxit zhvillimin e periodontitit (sidomos periodontitit “refraktar”).

DENTYUCRAL SMOKERS PYETJE TË SHPESHTA

KUSH MUND TA PËRDORË? Duhanpirësët sipas shtetit mund të ndryshojnë nga 20% deri në 45% të popullsisë mbi 16 vjeç. Prandaj, tregu potencial për DentYucral Smokers është i gjerë.

SI PREZANTOHET? Tubet 75 ml, i mjaftueshëm për rreth 75 përdorime.

SI PËRDORET? Hidhni një sasi të mjaftueshme paste në furçën e dhëmbëve dhe lajini normalisht për 2 - 3 minuta.

SËMUNDJA PERIODONTALE TEK DUHANPIRËSIT

Duhanpirësit kanë një prevalencë dhe ashpërsi më të lartë të periodontitit, xhepave më të thellë periodontalë dhe humbje më të madhe të kockave. Mishrat e duhanpirësve zakonisht duken të zbehtë dhe duhanpirësit afatgjatë vuajnë më shumë nga humbja e kockave mbështetëse, gjë që ndikon mbi buzëqeshjen e tyre pasi ndërmjet mishrave edhe dhëmbëve shfaqen hapësira të errëta.

Duhanpirësit kanë 2.5 deri në 6 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje periodontale në krahasim me jo-duhanpirësit. Pirja e duhanit ka gjithashtu një efekt të kundërt në shërimin e plagëve, sepse rrit rezikun e alveolitit (dhimbjes postoperative pas kirurgjisë periodontale ose heqjes së dhëmbëve).

Përvec kësaj, duhani fsheh inflamacionin e mishrave të dhëmbëve duke bërë gjakderdhjen më pak të dukshme ndonëse inflamacioni ndodhet aty. Shumë njerëz me probleme të mishrave vërejnë një rritje të gjakderdhjes gjatë larjes pasi ulin konsumin e duhanit. Një tjetër aspekt negativ është se duhanpirësit që konsumojnë shumë duhan, zhvillojnë frymëmarrje të keqe dhe një qiellëz të zbehtë ose të bardhë të kombinuar me pika të shumta të kuqe.

Për të gjithë këto arsye, nëse duhanpirësit nuk mbajnë një higjienë të duhur të dhëmbëve, ata e rrisin dy herë rrezikun e humbjes së dhëmbëve në dhjetë vjet, krahasuar me jo-duhanpirësit.

Kujdesi oral nga duhanpirësit mund të reduktojë ndjeshëm dëmtimet e shkaktuara nga kimikatet e tymit në gojë, prandaj është e rëndësishme që kujdesi të jetë i vazhdueshëm.

Është e këshillueshme që duhanpirësit të kujdesen për gojën e tyre në 2 nivele:

Përkujdesja profesionale:
Me kontrolle periodike (duke i kushtuar vëmendje të vecantë mishrave) dhe pastrime profesionale, sipas shpeshtësisë që ju rekomandon dentisti juaj (zakonisht çdo gjashtë muaj)

Përkujdesja personale:
Një përkujdesje ditore e pakëson prezencën e nikotinës, katranit etj. Me heqjen e këtyre substancave ne reduktojmë efektet e tyre negative jo vetëm në dhëmbë, por edhe në mukozën e gojës dhe ndihmojmë shërimin e gojës nga dëmtimet e përbërësve të tymit të duhanit.