VETPRIM ANTI-INFLAMATOR, ZBUTËS DHE SHËRUES Përmban agjentë anti-inflamatorë, analgjezikë, lidhës dhe hidratues që ndihmojnë në përmirësimin e proçesit të shërimit të ulçerave të gojës dhe plagëve.

PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT Duke shtuar qarkullimin e gjakut lokal, DentYucral Diabetik përmirëson futjen e lëndëve ushqyese në qelizat e mishrave për t'i mbajtur ato të shëndetshme.

PASTRON DHËMBËT Pjesëzat pastruese: Pastrojnë sipërfaqen e dhëmbit në mënyrë efektive por butësisht. Detergjentët: Pastrojnë pllakën e tretur dhe substancat e ndryshme që i ngjiten dhëmbëve.

FORCON DHËMBËT Kalçiumi dhe vitaminat: Kalçiumi forcon dhëmbët; Fluori forcon enamelin dentar; Pantenoli ndikon në reduktimin e irritimit të gingivave ndërsa Vitamina C është e domosdoshme për shëndetin e tyre.

VEPRIM ANTISEPTIK
(KUNDËR PLLAKËS)
Përmban tre antispetikë me spektër të gjerë me veti baktericide dhe fungicide natyrale.

PËRSE PASTAT NORMALE TË DHËMBËVE NUK JANË AQ EFEKTIVE SA DENTYUCRAL DIABETIC?
LLOJET E PASTAVE DENTYUCRAL DIABETIC TË ZAKONSHME ZBARDHUESE PËRKUJDESJE SPECIALE PËR MISHRAT ANTIPLLAKË
ANTIPLLAKË PO PO PO PO PO
PËRKUJDESJE PËR MISHRAT PO PO
ZBARDHUESE PO PO
ME VETI SHËRUESE PO
ME VETI PËR QARKULLIMIN E GJAKUT PO
ME VETI
ANTI-INFLAMATORE
PO
TË GJITHA VETITË 6 1 2 1 1
MBRON DHE KUJDESET PËR MISHRAT E DHËMBËVE

Përmban një mbrojtës të lëkurës që përshpejton rritjen e indeve të shëndetshme

Me vetitë qetësuese dhe rigjeneruese shton rritjen e qelizave dhe përmirëson procesin e shërimit.

Antioksidantët ndërhyjnë në sintezën e kolagjenit duke mbrojtur mishrat nga sulmet e baktereve.

Agjentët lidhës ndihmojnë për të shmangur gjakderdhjen.

PYETJE TË SHPESHTA

KUSH MUND TA PËRDORË? Numri i njerëzve me diabet në secilin vend varion nga 6 deri në 14 për qind të popullatës së përgjithshme. Publiku i synuar i DentYucral Diabetic është grupi i njerëzve nga mosha 12 vjeç që vuajnë nga kjo sëmundje.

SI PARAQITET? Tubet 75 ml, i mjaftueshëm për rreth 75 përdorime.

SI PËRDORET? Hidhni një sasi të mjaftueshme paste në furçën e dhëmbëve dhe lajini normalisht për 2-3 minuta.

NDIKIMI I DIABETIT NË SHËNDETIN ORAL

Studimet shkencore tregojnë se pacientët me diabet kanë 2 herë më shumë gjasa që të zhvillojnë sëmundje periodontale dhe probleme me mishrat e dhëmbëve krahasuar me personat e shëndetshëm.

Glukoza e pranishme në pështymë është lëngu që mban gojën e lagësht, dhe kur diabeti nuk mbahet nën kontroll, nivelet e rritura të saj në pështymë shkaktojnë rritjen e mikrobeve të dëmshme të quajtura pllakë dentare.  Pllaka dentare shkakton aciditet që sulmon mishrat e dhëmbëve dhe shkakton gingivit.

Pllaka e dhëmbëve shkakton aciditet që sulmon mishrat dhe bën që ato të ndahen nga dhëmbët, duke formuar xhepa të mbushur me mikrobe të dëmshme të cilat bëhen më të thella dhe shkaktojnë shfaqjen e gingivitit.

Studimet e fundit gjithashtu tregojnë se ekziston një rreth vicioz ndërmjet diabetit dhe sëmundjes së avancuar të mishrave të dhëmbëve. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje të përparuara të mishrave dhe këto sëmundje nga ana e tyre mund të ndikojnë në kontrollin e glukozës në gjak duke kontribuar në avancimin e diabetit.

Një kontroll i mirë i glukozës në gjak ndihmon në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve orale, por çelësi për të kontrolluar diabetin, sëmundjen periodontale dhe për të pasur një higjienë të mirë orale është parandalimi.

Pasojat më të zakonshme të niveleve të larta të glukozës në gjak (hiperglicemisë) në shëndetin oral janë:

DIABETI DHE SËMUNDJA PERIODONTALE
Për shkak të ndryshimeve që ndodhin në enët e gjakut të shkaktuara nga diabeti, ato mund të trashen, duke kufizuar efikasitetin e rrjedhjes së lëndëve ushqyese dhe heqjen e mbeturinave, duke dobësuar mishrat dhe kockat dhe duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj infeksionit.
Ky proçes mund të zgjasë me vite përpara se të shfaqen shenjat e jashtme dhe për këtë arsye një kujdes parandalues është thelbësor. Është e këshillueshme që pacientët me diabet të kujdesen për gojën e tyre në dy nivele:

Në nivel profesional:
Me rishikime periodike (duke i kushtuar vëmendje të veçantë mishrave të dhëmbëve) dhe një pastrim profesional, me frekuencën që rekomandon dentisti (zakonisht çdo gjashtë muaj).

Në nivel personal:
Me pastrim të saktë dhe përkujdesje të gojës. Një kujdes i duhur dentar mund të jetë shumë i dobishëm në parandalimin e problemeve të shëndetit oral të lidhura me diabetin.

Për të ndihmuar njerëzit me diabet me higjienën e tyre të përditshme, ne kemi zhvilluar DentYucral Diabetik, një pastë dhëmbësh unike dhe inovative, me një formulë të plotë që përmban më shumë se 18 përbërës për të përmbushur nevojat e tyre të veçanta të kujdesit oral.