Pasta dhëmbësh me efikasitet të lartë të formuluara për përkujdesjen e veçantë orale të të gjithë njerëzve.

DENTYUCRAL DIABETIC

Njerëzit me diabet duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë higjienës së tyre orale për të parandaluar problemet shëndetësore në gojë. Përbërësit e pastës së dhëmbëve DentYucral Diabetik, janë zgjedhur posaçërisht për vetitë e tyre, për të ndihmuar diabetikët në higjienën e tyre të përditshme orale.

Më shumë
DENTYUCRAL SMOKERS

Për shkak të problemeve të shkaktuara nga duhani në shëndetin oral të duhanpirësve, është shumë e rëndësishme që ata të përdorin një pastë dhëmbësh të përshtatshme për higjienën e tyre të përditshme orale. DentYucral Smokers është e vetmja pastë dhëmbësh e zhvilluar posaçërisht për t’i përmbushur këto nevoja duke vepruar në dy mënyra.

Më shumë
DELTA PHARMA-AL
E themeluar në vitin 2006, me lokalizim në Tiranë, Shqipëri dhe degë në Kosovë, kompania operon në tregun farmaceutik duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh: distribucion, aktivitet në fushën e shitjeve dhe marketingut, dhe së fundmi ka zgjeruar fokusin e saj të biznesit në fushën e prodhimit farmaceutik. Përmes ekipeve të dedikuara mbulon të gjithë territorin Shqiptar, dhe gjithashtu ofron mundësi bashkëpunimi edhe në tregun e Maqedonisë dhe Sërbisë përmes partnerëve të saj strategjikë.
DIVIZIONET E OPERIMIT
Kompania operon në tre divizione: shpërndarje, shitje aktive dhe marketing, prodhim përmes ekipeve të saj të dedikuar. Është një partner serioz dhe i besueshëm i Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë, Fondit të Rimbursimit, Agjencisë Kombëtare të Barnave, Pajisjeve Mjekësore, Spitaleve, Farmacive dhe me Mjekët në të gjithë vendin.
NJË KOMPANI GJITHNJË E NË RRITJE
DeltaMed, e njohur më parë si Curri Pharma, e themeluar në vitin 2003 dhe e vendosur në Shkodër – Veriun e Shqipërisë, pjesë e grupit, mbulon shpërndarjen aktive në veri të Shqipërisë. Me një qarkullim vjetor prej 27 Milionë në vitin 2017 dhe rreth 150 punonjës, Delta Pharma -Al është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike që veprojnë në tregun shqiptar. Që nga viti 2013, kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në tregun e Kosovës nëpërmjet degës së saj -Delta Pharma-KS dhe në tregjet rajonale nëpërmjet partnerëve të saj.
VIZIONI
“Të jemi kompania më e respektuar dhe e besuar në tregun farmaceutik në Shqipëri.”
MISIONI
“Cilësia mbi të gjitha”, përmes ofrimit të standardeve më të larta të distribucionit, bashkëpunimit me kompanitë më të besueshme dhe promocionit aktiv në mënyrë etike
QËLLIMI
“Të arrijmë një rritje të qëndrueshme në një periudhë aftamesme dhe afatgjatë dhe të ofrojmë vlera të shtuara tek të gjithë partnerët tanë përmes optimizitmit të portofolit aktual të shërbimeve dhe zgjerimit të mëtejshëm të tij përmes lançimeve të reja”.

Mbani nivelin e glukozës në gjak në nivele normale.

Vizitoni shpesh dentistin.

Lajini dhëmbët, të paktën dy herë në ditë, sidomos pas ngrënies dhe përpara se të flini gjumë.

Një teknikë e mirë larjeje zgjat 2 deri në 3 minuta.

Përdorni fije dentare rregullisht.

Përdorni një pastë dhëmbësh me përbërësit e nevojshëm për të ndihmuar në plotësimin e nevojave specifike të pastrimit dhe për të kryer një kujdes të duhur të gojës.

*Një kujdes efektiv oral, duhet performuar çdo ditë dhe të mbahet gjatë gjithë kohës.